Gjyqtarit të ri, Dardan Qakës, i është besuar derbi Gjilani – Drita, që zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Qaka do të asistohet nga Edmond Zeqiri e Bujar Selimaj.

Liria – Feronikeli, do të gjykohet nga Besfort Kosumi, ndërsa Mervan Bejtullahu është deleguar në takimin, Ferizaj – Prishtina.

Genc Nuza është në derbin, Drenica – Trepça ’89.

Këto ndeshje i përkasin javës së 26-të dhe luhen të shtunën, të dielën dhe të hënën.