Dani Alves ishte spekuluar se mund të transferohet në Premierligë apo të kthehet te Barcelona, mirëpo tani është bërë zyrtarisht e ditur se kapiteni i Brazilit do ta vazhdojë karrierën në vendlindje.
Klubi brazilian, Sao Paulo, e ka konfirmuar transferimin e 36-vjeçarit. Ata nuk paguan asnjë cent për këtë transferim, pasi që kontrata e Dani Alvesit me Paris Saint-Germainin u mbyll muajin e kaluar.
Alvesi i është bashkuar klubit në një marrëveshje trevjeçare. Ish mbrojtësi i krahut të djathtë i Barcelonës dhe Juventusit tha se ai mund të kishte zgjedhur cilindo klub në botë, po zgjodhi të kthehet në Brazil.
Presidenti i klubit, Carlos Augusto de Barros Silva, ishte i kënaqur që e mirëpriti Alvesin në Sao Paulo.
“Daniel Alves është mishërimi i planeve që ne drejtuesit e klubit i kemi menduar për Sao Paulon. Ai është njëri ndër lojtarët kryesorë në botë dhe është i njohur për profesionalizmin e tij”, ka thënë Silva.
“Ai është përjetësisht i etur për trofe dhe fitore dhe është i interesuar për vendin tonë. Kështu që, Sao Paulo fiton në të gjitha frontet e mundshme”.
“Një ditë unë i thashë atij se do të vinte të luaj në Sao Paulo, klubin e zemrës së tij. Sot, e kam kënaqësinë e madhe dhe krenarinë ta përmbushi këtë premtim”.
Alvesi i ka fituar 40 trofe në karrierën e tij me klube dhe Kombëtaren, duke u bërë kështu futbollisti më i suksesshëm në botë.
https://twitter.com/SaoPauloFC_eng/status/1157077795593494528







