Tifozët e Manchester Unitedit janë befasuar nga zgjedhja e Ole Gunnar Solskjaer për të mbajtur një jelek të verdhë gjatë ndeshjes së Champions League mes Manchester United dhe Paris Saint-Germain.

Norvegjezi raportohet t’ia ketë kërkuar UEFA veshjen për të cilën po flasin të gjithë në rrjetet sociale.

Përdoruesit e Twitter pretendojnë se kanë zbuluar arsyen e vërtetë të zgjedhjes së tij, dhe ka goxha kuptim.

Xhupi i Solskjaer ka të njëjtën gjyrë si fanella e PSG, kështu që natyrisht delegatët e UEFA-s duhet t’i kenë kërkuar të veshë jelekun që të mos ketë keqkuptime.

Edhe trajneri i PSG, Thomas Tuchel është veshur me një xhup të zi, por atij nuk i është dashur jeleku pasi nuk është ngritur nga stoli për të konfrontuar gjyqtarin e katërt.

Solskjaer ka një veshje të ngjashme me stafin teknik të PSG, kështu që ishte logjike që ai të vishte diçka tjetër sipër xhupit të zi.