Mesfushori kosovar, Elvis Rexhbeçaj, ka realizuar edhe golin e dytë në përballjen me Monchengladbachun, duke ia siguruar fitoren Kolnit në udhëtim.
Ai shënoi në minutën e 55-të për të kthyer epërsinë te Kolni, pasi më herët Gladbachu barazoi rezultatin.
Kjo fitore e nxjerr Kolnin nga zona e rrezikshme, duke e renditur në vendin e 14 me 21 pikë.
Me këta dy gola, kosovari Rexhbeçaj arrin në kuotën e 5 golave. /Ballkani.info/







