Nicolo Barella thotë se është gati “për të vdekur” për Antonio Conten.

Mesfushori i ri dhe i talentuar i zikaltërve, Nicolo Barella, ka thënë se tani për tani diferenca e vetme mes Interit dhe Juventusit “është eksperienca”.

Të shtunën nga ora 20:45, derbi i Italisë do të luhet në “Giuseppe Meazza”, Interi lider me 18 pikë, pret ndjekësin Juventusin me 16 pikë.

“Conte ka qëndrim të ndryshëm nga shumica e trajnerëve, do të përgatitem për të vdekur për të dhe kjo është e vërteta për të gjithë lojtarët e tij. Do të vrisnim vetën për këtë trajner”, tha Barella.

“E keni parë se si ekipi i Contes vrapon? Nuk është për shkak të përgatitjes së mirë fizike, por për shkak të mesazhit që ai transmeton te të gjithë lojtarët”.

loading…