Polemika pa fund në ndeshjen Fiorentina-Inter që mbaroi 3-3.

Penalltia e akorduar në minutën e 96-të në favor të vjollcëve për një prekje në gjoks, ka bërë që zikaltërit të tërbohen.

Mes futbollistëve të Interit që e kanë humbur toruan ka qenë Gagliardini, që ka vrapuar t’i tregojë gjyqtarit Abisso se kishte gabuar.

Me një telefon në dorë, mesfushori i tregoi momentin e prekjes së D’Ambrosios, duke i shpjeguar se ishte gjoks dhe jo krah.