Futbollistët e niveleve të larta të futbollit në përgjithësi fitojnë aq shumë para, saqë nuk kanë nevojë të shqetësohen për pamjen e tyre, kompleksi i inferioritetit kalon lehtë kur je miliarder, mjafton të kujtojmë Franck Ribery me fytyrën e deformuar nga një e çarë e frikshme që kur ishte fëmijë.

Francezi nuk e ka vrarë kurrë mendjen dhe nuk i ka shkuar ndërmend të bënë operacione plastike, nuk ka nevojë që të ndihet në paqe me vetveten.

Megjithatë, ka sportistë që për shkak të manisë së perfeksionit tentojnë operacione të ndryshme për të rregulluar ndonjë defekt, që më së shumti është në mendjen e tyre.

Kujtojmë Antonio Conte e Wayne Rooney, që kanë vendosur flokë me trapiant, ndërsa Cristiano Ronaldo e Ronaldinho kanë ndryshuar totalisht paraqitjen e dhëmbëve të tyre.

Zgjedhje personale, nuk i hyn në punë askujt për sa kohë nuk i prish punë askujt, por ka edhe raste komike si ai i Younousse Sankharé, futbollist i Bordeaux në Francë, i cili ka një histori absurde.

Mesfushori senegalez duket se ka pasur fiksim të ketë një mjekër të dendur dhe ndoshta e ka vuajtur faktin që në moshën 29-vjeçare e ka mjekrën jo të plotë, duke u detyruar të rruhet shpesh, për të mos u shfaqur me mjekrën si të një adoleshenti në zhvillim e sipër.

Zgjidhja? Një ndërhyrje kirurgjikale për të formuar një mjekër të plotë, por “L’Equipe” raporton se operacioni ka pasur pasoja negative dhe Sankharé nuk luan prej 3 ndeshjesh për një infeksion që i ka shkaktuar ethe dhe lodhje fizike. Dëmtim në mjekër: kjo ishte diçka e padëgjuar!