Mesazhi i Ronaldos pas fitores ndaj Romës

Cristiano Ronaldo edhe një herë inspiroi Juventusin drejt fitores, kësaj radhe ndaj Romës në kuadër të Kupës.

Ai e shënoi goli hapës në sfidën Juventus-Roma, që skuadra e tij e fitoi 3-1.

“Ndeshje solide ndaj një ekipi shumë të vështirë! Shkojmë në gjysmëfinale”, ka shkuar ai në Instagram.

Ronaldo ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit, pasi në katër ndeshjet e fundit ku ka luajtur e ka gjetur rrjetën shtatë herë.

Tani Juventusi në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes AC Milan – Torino.