Milot Rashica ka uruar Mërgim Vojvodën për transferimin në Serie A. Vojvoda ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Torinon.

Tashmë edhe zyrtarisht, Mërgim Vojvoda është futbollist i Torinos.

Për katër vite, deri në vitin 2024, Vojvoda do të luajë në Serie A, ëndërr tashmë e realizuar pas punës së palodhshme ndër vite.

Për kalimin te Torino, atë e ka uruar edhe Milot Rashica, duke i komentuar në një postim që bëri në Instagram.

“Suksese dajës, ishalla sa ma nalt”, ka shkruar Rashica.