Mesazhi i Muriqit para ndeshjes mes Çekisë dhe Kosovës

Vedat Muriqi ka publikuar një mesazh të mbështetjes për Kosovën para duelit me Çekinë.

Muriqi është mungesa e madhe te Kosova për ndeshjen e sotme ndaj Republikës çeke.

Ylli i madh i Kosovës do të mungojë në dy takimet e fundit eliminatore për Euro 2020 për shkak të një lëndimi të pësuar në xhiron e shkuar me skuadrën e Fenerbahces.

Por, edhe pse larg ekipit, ai ka publikuar një mesazh të mbështetjes për bashkëlojtarët e tij të Kosovës, para ndeshjes së rëndësishme ndaj çekëve.

“Te gjith Kosova me juve, Forca Kosov ??”, ka shkruar Muriqi.

loading…