150 herë

Mesazh për Kosovën? Vuçiq paralajmëron armatosje të rëndë të ushtrisë deri në fund të vitit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se qytetarët më 9, 10 dhe 11 nëntor do të mund të shohin dhjetë herë ushtarët e Serbisë më të fuqishëm në pikëpamjen e pajisjeve dhe armatimit.

Vuçiq në ceremoninë e Partisë Përparimtare serbe në Beograd, ka thënë se Ushtria deri në fund të vitit do të jetë 150 herë më e fuqishme.

Ai më herët ka paralajmëruar se në të gjithë Serbinë do të mbahet stërvitja ushtarake, e cila siç ka thënë ai, do të jetë më e madhja në rajon, transmeton Ballkani.info.

Serbia në krye me Vuçiqin vazhdimisht po tenton ta tregojë fuqinë ushtarake karshi fqinjve, veçanerisht në raport me Kosovën dhe Kroacinë.

Të kujtojmë se Kosova tashmë i ka kaluar në lexim të parë tri ligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri me mision të plotë mbojtës. Dhe lidhur me këtë, Serbia po vazhdon kundërshtimin në forma të ndryshme. Sigurisht edhe kjo deklaratë e Vuçiqit për fuqizimin e ushtrisë serbe është në atë vazhdë.

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 rezervë. /Ballkani.info/