Mes thashethemeve rreth lidhjes me vëllanë e motrave Hadid, Dua Lipa vazhdon të incizojë këngë për albumin e ri

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Zeshkania kohët e fundit është përfolur se është ndarë nga i dashuri, Isaac Carew dhe tashmë ka nisur një romancë me vëllanë e motrave Hadid, Anwar.

Mes thashethemeve dhe videove që po qarkullojnë në internet, 23-vjeçarja po vazhdon punën me intensitet të lartë rreth albumit të ri.

Ajo tashmë e sa kohë ka nisur të incizoj këngët e reja që do të përmbajë albumi i dytë në karrierë i bukuroshes.

“Erdha në Londër me një grup njerëzish për xhirimet që po vazhdojnë”, ka shkruar ndër të tjera në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Lipa tashmë ka bërë të ditur se këtë vit nuk do ta shohim në koncerte duke përfshirë edhe në festivalin “Sunny Hill” në Kosovë.