Mes spektaklit në Mitrovicë, Trepça fiton Superkupën Mbarëkombëtare

Trepça është triumfuese e Superkupës Mbarëkombëtare. Kjo është hera e parë që mitrovicasit triumfojnë në këtë garë.

‘Xehetarët’ triumfuan në finalen kundër Tiranës me shifrat 52-92. Sfida finale u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme nga tifozët mitrovicas, që kishin përgatitur edhe një koreografi speciale me legjendat e historisë shqiptare, Skënderbeu, Adem Jashari dhe Isa Boletini.

Takimin e ka përcjellë nga afër Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis.

Sa i përket sfidës, mitrovicasit dominuan nga fillimi deri në fund për të triumfuar me meritë.

(Foto: basketbolli.com)

MVP i finales është shpallur Erjon Kastrati, çmim të cilin ia dorëzoi Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Ceku, Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Presidenti i FSHB-së, Avni Ponari i kanë ndarë medaljet e arta, ndërsa Nënkryetarja e Bordit Ekzekutiv të FBK-së, Linda Shala, Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Korab Llazani dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku i kanë ndarë medaljet e argjendta.

Ndërkohë, trofeun e Kupës e ka dorëzuar Ilir Trebicka, Kryetar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.

Gjithashtu edhe gjyqtarët e finales janë nderuar nga Blerim Vuniqi, anëtar i Bordit Drejtues të Ligës Unike.