Mes shumë tifozësh kosovarë, kështu festoi Kosova në Zvicër

Kosova ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Zvicrës sot në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2025.

“Dardanët” triumfuan 72:76 në ndeshjen dramatike e cila u zhvillua në Zvicër.

Helvetikët ishin vazhdimisht në avantazh, por basketbollistët kosovarë treguan forcë më të madhe në çerekun e fundit, për të fituar në fund.

Kësisoj, tani Kosova ka dy fitore ndaj Zvicrës dhe një humbje ndaj Danimarkës.

E ndihmë të madhe Kosovës në këtë ndeshje i dhanë edhe tifozët që ishin në numër të madh atje në përkrahje të “Dardanëve”.

Pas ndeshjes, basketbollistët kosovarë e shkrepën edhe një foto me ta në shenjë falënderimi.