Merovci: Nëna Terezë e bëri Bill Klintonin për “pesë pare”, ai u ngrit në këmbë dhe duartrokiti

Ish-truproja e Ibrahim Rugovës, Adnan Merovci, ka thënë në emisionin dPT te Fidani në T7 se Nëna Terezë i kishte thënë ish-presidentit amerikan, Bill Klinton, që ta ndihmojë Ibrahim Rugovën dhe Kosovën që të fitojnë lirinë.

Merovci tregon një ngjarje ku ishte ai, ish-ambasadori në Amerikë Avni Spahiu, Ibrahim Rugova së bashku me Nënën Terezë dhe Bill Klintonin. Ngjarja kishte ndodhur më 1994.

“1994 është data historike, mëngjesi i lutjeve, ku me mijëra njerëz ftohen nga Presidenti amerikan dhe shërbehen. Në kulare ftohen nga Presidenti dhe bisedojnë. Rugova ftohet nga presidenti. Ka qenë edhe nëna Terezë. Shquhet ky takim i nënës Terezë me Klintonin dhe Rugovën se sa mes këtyre dyve. Është kulminant. Kanë qenë edhe Al Gore me bashkëshorten dhe Zonja e Parë, Hillary. Kam qenë aty. Kam dëgjuar me veshë e kam parë me sy. Ka qenë Avni Spahiu. Ai e ka marrë aparatin dhe ka bërë një fotografi. I thotë Presidentit Klinton: Zoti President, ky është Presidenti i popullit tim në Kosovë. Të lutem ndihmojë që ta zhvillojë demokracinë dhe ta fitojë lirinë. U krye kjo kulare dhe pasi foli Nëna Terezë për pesë pare e boni Klintonin. Krejt salla u ngrit në këmbë të duartrokiste. Edhe ai pastaj pasi i pa të gjithë u ngrit në këmbë dhe duartrokiti. Bill Klinton më pas shkoi në Kalkuta dhe atje tha: Nëna e Madhe amanetin ta çova në vend dhe tash vendi yt po jeton në demokraci dhe po e zhvillon atë”, ka thënë ai.