Merovci: Ibrahim Rugova ka qenë njeri i urtë, por shumë i vështirë për të punuar me të

Adnan Merovci, ish-shef i Protokollit të ish-presidentit, Ibrahim Rugova ka treguar se si ishte të punoje për ish-kryetarin e LDK’së.

Ai e përshkruan Rugovën si njeri të urtë, patriot dhe të moralshëm.

“Ibrahim Rugova ka qenë njeri shumë i urtë por jo i butë. Shumë i vështirë me punu sepse ka pas orë të madhe. Ai ka pasur autoritet rrezatues që i ka bo inferiorë edhe njerëzit përreth”, tha Mervoci në emisionin “8à8 me Adelina Ismailin”.

“Unë shpeshherë e kam thënë që profet s’ka qenë por ka rrezatuar profetizëm dhe këtë duke e shpjeguar në karizmën e tij në nivelin e tij intelektual”, theksoi ai.

“Ai njeri kur ka shpjeguar fenomene aq thjeshtë e shkurtë e depertueshëm saqë i ka bërë edhe njerëzit botërorë nëpër kancelari me shiku”, tha Merovci.

“Ka qenë njeri perfekt, ka qenë njeri i moralshëm, ka qenë patriot shumë i madh. Ka qenë nacionalist racional e patriotik kulminant”, shtoi ai.