Mesfushori 20-vjeçar i Bayern Munichut, Meritan Shabani, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Angli, pas që Wolves po e bën gjithçka që po ka mundësi për ta transferuar atë gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Wolves janë duke tentuar t’i kompletojnë transferimet e Meritan Shabanit dhe Danny Loader para se të mbyllet afati kalimtar për klubet nga Anglia, sot në orën 18:00.

Përderisa negociatat për transferimin e Loader janë ende duke vazhduar, mediat angleze raportojnë se për transferimin e Shabanit tashmë gjithçka është gati dhe së shpejti pritet edhe konfirmimi.

Shabani është njëri ndër talentet më premtues në Gjermani, mirëpo ai e ka pasur të vështirë të gjejë vend në skuadrën e Bayernit, për shkak të cilësisë së madhe dhe opsioneve të shumta që trajneri Niko Kovac i ka.

Wolverhampton i ka gjithashtu shumë opsione për pozitat në mesfushë dhe për këtë arsye Ninety Minutes pretendon se 20-vjeçari nuk do ta fillojë menjëherë në skuadrën e parë, por do të duhet ta dëshmojë veten te skuadra U-23.

Madje, futbollisti me prejardhje shqiptare besohet se tashmë është në Angli për t’i kryer testet mjekësore, meqenëse Bayerni dhe Wolves veçse kanë arritur marrëveshje për një shumë parash.

Ndërkohë, drejtuesit e Wolves janë duke e negociuar me drejtuesit e Reading edhe mundësinë e transferimit të Loader.

loading…