Mërgimtari nga Zvicra bën gjestin e mirë, dhuron kaq para për ndërtimin e xhamisë në fshatin e tij në Prizren

Florent (Sejdi) Ademaj, nga fshati Murademë i Prizrenit që jeton e vepron në Zvicër ka dhënë 10,000 euro për ndërtimin e Xhamisë në fshatin e tij Muradem, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame në Prizren.

Ai ka ardhur prej shteti ku jeton, vetëm për këtë akt, pra për të dhënë kontributin e tij.

Florenti dhe babai i tij, Sejdia, janë të njohur për kontributin e tyre bamirës edhe në xhami të tjera e projekte të ndryshme.

Kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj, e falënderoi Florentin dhe familjen e tij, për këtë kontribut, po edhe për bamirësitë e tjera, në të mirë të qytetarëve.

“Zot i Madhërishëm, shpërbleji të gjithë bamirësit, në dynja e ahiret dhe shumëfishoje pasurinë e tyre! Ata, janë ‘margaritarë’ në shoqëri”, tha kryeimami.