Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net se aksidenti ka ndodhur pasi që ngasësi që është një mërgimtar, ka tejkaluar limitin e lejuar të shpejtësisë për vozitje duke dalë krejtësisht nga rruga, shkruan lajmi.net.

Si pasojë, vetura e personit në fjalë ka përfunduar jashtë rrugës, gati e rrotulluar.

Lajmi.net ka siguruar edhe video nga ky aksident.

Lajmi.net gjithashtu ka tentuar të marrë edhe konfirmim nga Policia e Kosovës mirëpo që të njëjtit deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë pasur detaje në lidhje me rastin.