Mërgim Vojvoda debuton me asist për Torinon VIDEO

Torino e ka fituar ndeshjen e parë parasezonale, miqësoren kundër Novaras me rezultat 4-1 ku kanë shënuar Simone Zaza, Andrea Belotti, Jacopo Segre dhe Simone Edra. Në këtë ndeshje ka debutuar edhe Mërgim Vojvoda që ka asistuar në golin e katër të Torinos.

Mërgim Vojvoda e ka nisur mirë në Torino.

Mbrojtësi i djathtë kosovar asistoi në golin e katër për Simone Edra i cili shënoi një gol të bukur me të majtën në minutën e 85-të.

Trajneri i njohur, Marco Giampaolo startoi me formacionin e tij 4-3-2-1 ku në të luajtën edhe prurjet e reja, me Alex Berenguer që luante pas Belottit dhe Zaza.

Ricardo Rodriguez  po ashtu startoi si mbrojtës i majtë, kurse Karol Linetty në mesfushë.

Zaza shënoi golin e parë pas shtatë minutave pas një gabimi në mbrojtje, ku pastaj Belotti shënoi me asistimin e Berenguer.

Bortolussi shënoi për Novarën me kokë para se të mbyllej pjesa e parë ku Toro ndryshojë tërësisht 11-ën e parë.

Mërgim Vojvoda bëri debutimin e tij pas kalimit nga Standard Liege dhe pati një ndeshje të mirë. Ai bëri një asiste për Edera’n i cili shënoi një gol të bukur me të majtën.