Ylli kosovar

Mërgim Vojvoda asiston në fitoren e Torinos ndaj Lecces

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Mërgim Vojvoda, ka kontribuuar me asistim në fitoren e Torinos të premten në mbrëmje.

Torino në kuadër të xhiros së 25-të të Serie A të Italisë, fitoi në shtëpi përballë Lecces së Ylber Ramadanit.

Vojvoda u inkuadrua në minutën e 76-të, ndërsa asistoi në golin për 2:0 në minutën e 81-të kur shënoi sulmuesi Duvan Zapata.

Ishte asistimi i tij i parë në edicionin aktual në Serie A.

Një asistim e ka edhe në Kupën e Italisë.

Ramadani e kompletoi ndeshjen te Lecce, kurse Medon Berisha ishte në bankën rezervë.

Torino ka 36 pikë në vendin e nëntë, kurse Lecce ka 24 pikë në vendin e 13-të.