Mërgim Berisha shënon, Salzuburgu fiton Kupën e Austrisë

Salzburgu ka triumfuar me rezultat bindës 3:0 kundër LASK Linz, në kuadër të finales së Kupës së Austrisë.

Këtë ndeshje shkëlqeu i zakonshmi Mërgim Berisha, i cili në minutën e 45-të zhbllokoi rezultatin.

Aaronson në minutën e 66-të dhe Mwepu në minutën e 88-të ishin realizatorët e tjerë në triumfin e skuadrës austriake.

Kjo ishte hera e tetë në histori që Salzburgu arrin të fitojë Kupën e Austrisë.