Mërgim Berisha shënon në humbjen e Salzburgut në Madrid VIDEO

Sulmuesi kosovar që përfaqëson Gjermania U21, Mërgim Berisha, ka shkëlqyer sonte në Wanda Metropolitano me Red Bull Salzburg. Skuadra austriake humbi në Spanjë, por kosovari pati një paraqitje briliante

Atletico Madrid e ka mposhtur me dramë skuadrën e Red Bull Salzburg me rezultat 3-2.

Një ndeshje me shumë kthesa ku u shënuan plot pesë gola nga të dyja skuadrat, një prej të cilëve e shënoi Mërgim Berisha.

Marcos Llorente do të shënonte për Atleticon golin e parë në minutën e 29-të. Megjithatë, Salzburg do të barazonte në minutën e 40-të me Szoboszlai.

Mysafirët do të ndizeshin në pjesën e dytë dhe dy minuta pasi nisi pjesa e dytë do të shënohej goli i dytë.

Golashënues kësaj radhe do të ishte kosovari, Mërgim Berisha që shënoi një gol në minutën e 47-të.

Megjithatë, pas pesë minutave (52) Atletico do ta barazonte rezultatin me Joao Felix.

I njëjti lojtar do të shënonte në minutën e 85 për ta shpëtuar Atleticon nga barazimi dhe skuadra nga kryeqyteti spanjoll ti fitonte tri pikë sonte.

Kjo fitore e rëndit Atleticon në vendin e dytë, pas Bayern Munchen që fitoi sonte kundër Lokomotivës së Moskës në Moskë.