Lideri i ligës, Vikingur Reykyavik, u bë klubi i parë nga Islanda që e ka fituar një ndeshje europiane.

Klubi islandez e mposhti 3-1 Cercle Brugge dhe kësisoj ka kërkesa të mëdha për ta shikuar ndeshjen e ardhshme ndaj rivalit, Breidablik, që zë vendin e dytë në tabelën e elitës së futbollit islandez.  

Kështu, klubi ka vendosur ta rrisë kapacitetin e stadiumit, por në një mënyrë tejet interesante dhe kreative.

Ata kanë vendosur paleta (në formë të ulseve), për t’ia bërë më të lehtë tifozëve të tyre pjesëmarrjen në këtë ndeshje.

Lideri i elitës islandeze njoftoi për këtë zgjerim në rrjetin social në “X”.

Kæru Víkingar. Hér eru skilaboð frá stjórn knattspyrnudeildar Víkings varðandi miðasöluna á leikinn gegn Breiðablik.

Smelltu hér til að lesa meira : https://t.co/TknWooIfO8 pic.twitter.com/5xwMXSsKkn

— Víkingur (@vikingurfc) October 23, 2024