Mbrojtësi francez

Mendy shkoi për ta festuar fitoren e Cityt, sigurimi vrapon pas tij!

Mbrojtësi francez, Benjamin Mendy iu duk sigurimit si tifoz, teksa po shkonte për të festuar me shokët e skuadrës.

Një ngjarje aspak e zakontë dhe qesharake ka ndodhur në fund të ndeshjes ndërmjet Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Në fakt, Mendy është ndjekur nga dy anëtarë të sigurimit teksa po vraponte drejt fushës për të festuar me shokët e skuadrës në fitoren e Cityt me rezultat 2-1.

Mbrojtësi i majtë i lënduar, i cili kishte veshur jakne ngjyrë portokalli dhe pantallona të bardhë, sigurimit i është dukur si një tifoz dhe sigurimi vrapoi pas tij derisa ai shkoi për ta përqafuar Sergio Agueron dhe shokët tjerë të skuadrës.

Një video e postuar në Twitter e tregon Mendyn duke vrapuar dhe sigurimi pas tij, por më pas pjesëtarët e këtij të fundit e kuptuan se bëhej fjalë për një futbollist dhe e vazhduan rrugën drejt gjyqtarëve të ndeshjes.

Një video qesharake, e cila nuk ka mbetur pa u komentuar nga tifozët nga mbarë bota