Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka konfirmuar se mbrojtësi francez, Benjamin Mendy do të jetë jashtë fushave për 3 muaj për shkak të lëndimit në gju teksa e ka kaluar operimin me sukses.
Mendy u tërhoq nga lista e kombëtares franceze për ndeshjet me Holandën dhe Uruguain, me autoritet franceze që e përshkruan situatën si lëndim të gjurit të majtë dhe mensikusit.
24 vjeçari është operuar në një klinikë në Barcelonë ndërsa faza e riaftësimit do t’i merr 10 deri në 12 javë, ka treguar doktori Ramon Cugat.
Ky është një lëndim i përsëritur për nga ana e kohëzgjatjes për ish anëtarin e Monacos, pasi që në shtator të vitit të kaluar i dëmtoi ligamentet, derisa mbeti jashtë fushës për 7 muaj.







