Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kritikoi presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pas qortimit të këtij të fundit ndaj homologut të tij për një fjalim që kundërshtonte nacionalizmin.
Ndërsa mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy i ka rikujtuar presidentit Trump suksesin e kombëtares franceze në Kupën e Botës që u zhvillua këtë verë në Rusi.
Trump kishte shkruar në Twitter “Bëjeni Francën sërish të madhe”, ndërsa Mendy iu përgjigj “Mos u shqetëso vllaçko”, duke ia shtuar edhe dy yje që simbolizojnë numrin e trofeve në Kupën e Botës.
Dont worry bro ⭐️⭐️ https://t.co/dKBsmOjzoL
— Benjamin Mendy (@benmendy23) November 13, 2018
Franca e siguroi trofeun e dytë të Kupës së Botës duke e mposhtur në finale 4-2 Kroacinë, 20 vite pas triumfit të parë 3-0 ndaj Brazilit.







