Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi këtë verë, por ish lojtari i Real Madridit synonte t’i bashkohej “Zonjës së Vjetër” që nga janari i këtij viti, ka konfirmuar agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes.
Ronaldo u largua nga Real Madridi këtë korrik për t’u transferuar te “Bianconerët” për 112 milionë euro, derisa i kishte ndihmuar “Los Blancos” të fitonin 3 Champions League rresht, dhe 4 në 5 vitet e fundit.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është përshtatur te Juventusi duke shënuar 12 gola në të gjitha kompeticionet, me Mendes që i kishte filluar kontaktet e para me drejtuesit e klubit italian para ndeshjes direkte të edicionit të kaluar në Champions League.
“Ai është fubollisti më i mirë në histori, kështu që shumë skuadra e kanë kërkuar. Juventusi ka shumë merita për realizimin e këtij transferimi. Cristiano më pati thënë në janar që dëshiron të kalojë te Juventusi, në atë moment nuk pata besuar se marrëveshja mund të arrihej. U takova me Paraticin dhe Nedvedin para ndeshjes Juve-Real në Champions League dhe pastaj u takova edhe me presidentin Agnelli. Atëherë pata nisur të besoj se kjo marrëveshje mund të arrihej”, tregoi Mendes.
Ronaldo e realizoi golin e 5000-të për Juventusin në Serie A, gjatë derbit të fundjavës së kaluar kundër Torinos, ndërsa 33 vjeçari pritet të pushohet për njërën prej 3 ndeshjeve të rradhës brenda këtij viti ndaj Romës, Atalantës apo Sampdorias.







