Gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje publikoi një sondazh, sipas të cilit në rast se vendi do të shkonte në zgjedhje tash, LDK-ja do të dilte e para, duke lënë pas VV-në dhe PDK-në.

Ky sondazh solli shumë reagime dhe bëri shumë zhurmë, si tek qytetarët poashtu tek skena politike.

Në lidhje me këtë, nënkryetari i PDK-së njëherit deputet dhe shef i grupit parlamentar i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Memli Krasniqi, për Ballkani.info është prononcuar duke thënë që një sondazh i tillë është praktikë e VV-së si në të kaluarën edhe në të tashmën.

“Sondazhet partiake as që ia vlen të komentohen. Vetëvendosja edhe në të kaluarën ka bërë kësi lloj marketingu me sondazhe, por asnjëherë nuk ju kanë rezultuar të sakta. Edhe tash është njëjtë, përveç faktit që në këtë rast po ia bëjnë pak qejfin edhe partnerit të tyre të ri, LDK-së, sepse tashmë janë bashkuar në misionin e tyre për sabotimin e shtetit tonë. Përndryshe, sondazhi i vetëm i saktë është vullneti qytetar i shprehur përmes zgjedhjeve të lira, ku ata as kanë fituar me herët e as që do të fitojnë ndonjëherë”, ka thënë Krasniqi. /Ballkani.info/