Memli Krasniqi: Ligjin anti-covid PDK-ja e ka përkrahur që në fillim, mosmarrëveshjet LDK-LVV s’na kanë lënë të lëvizim

Deputeti i PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë se ligj për pandeminë nuk është miratuar për shkak të mosmarrëveshjeve politike në mes të VV-së dhe LDK-së.

Krasniqi duke i reaguar Vjosa Osmanit e cila akuzoi deputetët se për inate politike nuk e kanë përkrahur iniciativën për ligjin Anti-covid, ka rikujtuar se PDK-ja ka kërkuar që me urgjencë të miratohet ky ligj.

“Të jemi më specifik se kush e ka penguar këtë ligj. GP i PDK-së e kemi mbështet prej fillimit një iniciativë të tillë. Mosmarrëveshjet e VV-së me LDK-në nuk kanë lënë me lëvizë. Z Hamza dhe ne kemi kërkuar që të vazhdohet iniciativa. Është e vërtetë që kjo është penguar për shkak të mosmarrëveshjeve politike, por jo prej anës së PDK-së”, tha Krasniqi.

Për këtë u pajtua edhe kryetarja e Kuvendit e cila tha se ‘e di që PDK-ja e ka përkrahur që në fillim iniciativën’.