Mbrojtësi prishtinas, Melos Bajrami, ka finalizuar transferimin e tij te skuadra sllovake Spartak Trnava, ndërsa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi.

Ka qenë vet klubi sllovak që e ka bërë njoftimin në rrjetet sociale dhe e ka prezantuar Melosin si futbollisti më i ri i Spartak Trnavës.

Pas dy sezoneve fantastike me Vllazninë e Shkodrës, ku ishte ndër mbrojtësit më të spikatur në futbollin shqiptar, Bajrami ka fituar transferimin e merituar në një kampionat më konkurrues.

Përveç sfidave në elitën e futbollit sllovak, mbrojtësi kosovar do të ketë mundësinë të luajë edhe në garat evropiane, pasi Spartak Trnava do të marrë pjesë në kualifikimet e UEFA Conference League këtë sezon.