Kryeministria e Italisë

Meloni në Beograd për dialogun Kosovë -Serbi : Po punojmë që palët t’i realizojnë obligimet që kanë marrë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni e cila ka qëndruar sot në Beograd ka thënë se për vendin e saj është me rëndësi që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes europiane.

Pas takimit me Presidentin e Serbisë Meloni ka thënë se Italia do të jetë përkrah Italisë në rrugën europiane të saj.

Tutje, ajo ka përmendur dialogun Kosovë -Serbi duke thënë se Roma e mbështet fort këtë process.

“E di se Serbia do të vazhdojë të ketë qasje konstruktive në dialogun me Kosovën. Italia e mbështet fort këtë proces dhe ne po punojmë që të vije deri te realizimi I të gjitha obligimeve që palët kanë marrë mbi vete” ka thënë ajo.

“ Dua ta falënderoj Beogradit për përpjekjet që është duke bërë. Energjia jonë do të fokusohet në atë që këto probleme t’I zgjidhim në mënyrën e duhur” ka theksuar Meloni.