Mehmeti: Kemi rritje të policëve që po e lënë punën/ Berisha: Rrogat e vogla janë shkaku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, po raporton para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai ka bërë të ditur se është në rritje numri i pjesëtarëve që po heqin dorë nga Policia e Kosovës, shkruan Demokracia.com

Mehmeti, këtë po e cilëson si fatkeqësi dhe vlerëson se nuk e di arsyen.

“Fatkeqësisht kemi rënie të numrit të pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Po ashtu është e vërtetë se shumë pjesëtarë po e lënë punën në Policinë e Kosovës. Mbase është çështje sociale apo ekonomike, mbase duhet të kemi një ekspert që merret me këtë çështje”, tha Mehmeti.

Por, kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, gjeti shpejt një përgjigje për këtë çështje.

“Rrogat e vogla janë shkaku që policët po e lënë punën”, tha ai, teksa vazhdoi me pyetje të tjera.