Reagim

Mehmetaj e çon në tjetër nivel, ngren dyshimin edhe më të madh se Spahiu “me gjasë s’paska doktoratë as në matematikë”

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar sërish analistit Nexhmedin Spahiu pasi ky i fundit publikoi në Facebook një disertacioni doktorature për të cilin thotë se i përket atij.

Mehmetaj, përmes reagimit në Facebook, ka shfaqur skepticizëm ndaj disertacionit të publikuar nga Spahiu. “Siç mund ta vereni, ajo qe ka publikuar nuk ka date, nuk ka emer te qarte universiteti dhe nuk e ka faqen e pare qe do te tregonte se kush ishin personat e komisionit para te cileve supozohet se eshte mbrojtur doktoratura”, ka shkruar Mehmetaj.

Në këtë kontekst, gazetari theksoi mungesën e dokumentacionit të nevojshëm për të vërtetuar pretendimet e Spahiut. “Fakti qe s’e publikon diplomen, daten e diplomimit, emrat e mentoreve dhe emrat e anetareve te komisionit para te cileve ka diplomuar, ta ben fare te qarte se ky me shume mundesi s’ka doktorature as ne matematike.” – tha ai më tej.

LEXO EDHE: