Mehaj takon ekipin këshillues të NATO-s: Veprimet e Serbisë duhet dënuar

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se situata aktuale politike në vend, rajon ishin tema të diskutimit gjatë takimit të mbajtur sot me këshilluesit e NALT dhe Atashetë e Mbrojtjes.

“Ngritja e kapaciteteve ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës shpërfaq tendencat e një shteti armiqësor, që përveçse nuk dënon, pëkrah e përdor metodat e agresorit rus, gjë që bie ndesh me normat dhe vlerat demokratike të cilat Republika e Kosovës si shtet evropian përqafon dhe mbron.
Veprimet e shtetit serb duhet dënuar nga çdo shtet evropian dhe më gjerë!”, është shprehur Mehaj.

Poashtu, Mehaj thotë se veprimet e shtetit serb duhet dënuar nga çdo shtet evropian dhe më gjerë.

Postimi i plotë i Armend Mehaj: