Megjithatë, Ferizaji bindet të vazhdoj ndeshjen, po e mposhtin Llapin në Podujevë 1-3

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në ndeshjen e javës së tetë ndërmjet Llapit dhe Ferizajit.

Skuadra mysafire ani pse ishte në epërsi pas pjesës së parë me rezultat 2-1, nuk pranoi të dal në fushë për ta vazhduar lojën, shkruan KosovaPress.Arsyeja se pse Ferizaji vepruan në këtë mënyrë duket të ketë qenë, se një futbollist i tyre është sulmuar në momentin kur ka përfunduar pjesa e parë duke u drejtuar në zhveshtore.

Por pas disa minutave bisedimesh mes skuadrave, më në fund Ferizaji është bindur të vazhdojë ndeshjen, madje ata menjëherë kanë arritur ta shënoj edhe golin e tretë.

Rezultati momental i ndeshjes është 1-3 në të mirë të vendasve.

loading…