Mediumi që i dedikohet Arsenalit e cilëson Xhakën si zëvendësues të Ramseyt

Në Angli janë të bindur se Granit Xhaka i ka aftësitë e nevojshme për ta mbuluar të larguarin Aaron Ramsey.

Arsenali është duke e vajtuar largimin e Aaron Ramseyt, i cili pritet t’i bashkohet Juventusit.

Mirëpo, para se ta kërkojë zëvendësuesin e mesfushorit britanik, pse të mos mendojë klubi anglez për Granit Xhakën, të cilin veçse e ka në skuadër.

Sipas mediave angleze, edhe pse Ramsey ka kualitete unike dhe liri të plota në fushë, atë mund ta zëvendësojë pikërisht futbollisti kosovar.

“Unai Emery duket se po e përdorë drejtimin e kundërt me Xhakën, duke e vendosur atë në mbrojtje para se ta vendos në sulm. Natyrisht, nuk ka dyshim se ai ka fuqi dhe aftësi defanzive, por përse nuk do të mund ta bënte ai atë që e bën Ramsey?”, pyet portali britanik “paininthearsenal.com”.

“Ne e patëm një pasqyrë të kësaj ndaj Fulhamit. Xhaka i kishte të gjitha liritë që i donte dhe mbështetej në mesfushë nga Guendouzi e Torreira. Ai shënoi një herë dhe ishte afër të shënonte një herë tjetër. Ishte i dyti në ekip sa u përket rasteve të krijuara dhe ishte afër ta bënte një asistim”, vazhdon shkrimi.