Megjithëse mediave nuk po iu përgjigjet, presidentja Osmani në njëvjetorin e marrjes së detyrës, ka ftuar qytetarët që t’i parashtrojnë pyetje përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram.
“Ju ftoj t’i parashtroni pyetjet tuaja për punën e deritashme dhe pritshmëritë për vitet në vijim”, thuhet në postimin e Osmanit.








