Mediat zvicerane shkruan se si diplomatët e tyre i parkojnë veturat në Kosovë

Mediat zvicerane kanë shkruar se si po parkohen ilegalisht veturat diplomatike të shtetit të tyre në Republikën e Kosovës.

Një person nga Kosova i ka dërguar foto portalit zviceran 20min.ch, të një Audi Q3 me targa diplomatike të parkuar në vijat e dizajnuara për kalimtarë. Vetura i përket ambasadës së Zvicrës.

“Ai gjithmonë parkohet kështu. Unë gjithmonë e shoh të parkuar gabimisht nëpër gjithë qytetin”, i kishte shkruar personi me inicialet F.G. mediumit zviceran.

Mediumi në fjalë menjëherë është lidhur me departamentin e punëve të jashtme të Zvicrës lidhur me rastin. Një gazetar i kësaj medie ka pyetur departamentin se a vlejnë ligjet e shtetit te Kosovës për diplomatët zviceranë.

“Në përgjithësi, departamenti kërkon nga antarët e trupës diplomatike dhe familjarët e tyre që të iu binden ligjeve dhe rregullave të shtetit në të cilin shërbejnë.”, ka thënë zëdhënësi i departamentit, Pierre-Alain Eltschinger.

Tutje sipas Eltschinger makina i përket një familjari të njërit prej stafit diplomatik të ambasadës zvicerane.