Thashethemet duket se po marrin jetë, kjo pasi mediat turke dhe ato spanjolle konfirmojnë se Real Madrid ka një interes të lartë për të transferuar në formën e huazimit nga Galatasaray, sulmuesin argjentinas, Mauro Icardi.

Sipas “Radio Marca”, Real Madrid po mendon të paguajë 8 milionë euro te klubi turk për huazimin 6 mujorsh të Icardit në Madrid.

Forma e Joselu nuk po e bind stafin drejtues të klubit spanjoll dhe kështu, ata do të përpiqen në janar të marrin ish-sulmuesin e Interit në formën e huazimit deri në fund të sezonit. /Ballkani.info