Gazeta e njohur spanjolle, AS, ka mohuar se mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin, ka arritur marrëveshje me Interin.

Mbrëmë u raportua nga Sky Sport Italia se Godin do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Interin, dhe do të bëhej pjesë e zikaltërve në verën që vjen si transferim i lirë.

Mirëpo AS thotë se ende asgjë nuk është nënshkruar.

Interi është mjaft i interesuar për 32-vjeçarin, mirëpo është në dijeni për besimin që ka uruguaiani karshi Atletit.

Godin është pjesë e klubit spanjoll që nga vera e vitit 2010, mirëpo skuadra e Diego Simeones ofron vetëm nga një vit kontratë për lojtarët mbi moshën 30-vjeçe, dhe kjo mund ta shtyjë lojtarin që të largohet nga Madridi.