Mediumi serb “Republika” ka publikuar sot një artikull përmes të cilit ka atakuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, duke publikuar fotografi dhe video ku kreu i shtetit malazez shihet teksa merr pjesë në “Vidovdanin” e vitit 1989 në Gazimestan, tubim ky ku kryekrimineli Sllobodan Millosheviq kishte mbajtur fjalimin e tij, fjalim me rastin e 600 vjetorit të asaj që serbët e quajnë “Beteja e Kosovës”.

“Në vitin 1989, Milo Gjukanoviq dëgjoi fjalimin e famshëm të Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan, përgjatë festimit të 600 vjetori të Betejës së Kosovës”, shkruan gazeta serbe “Republika”.

Видовдан 1989, Газиместан."У 12 часова слетјела је делегација Црне Горе".
Али седам година касније, неко је у замену за своју слободу и новац завадио један те исти народ. Поставши амерички шпијун, слуга, срвомрзац, отац нације и "демократа" по мјери Запада. pic.twitter.com/ZfBpp38XqZ

— Даљински (@Daljinski4) June 27, 2022

Sipas kësaj gazete “edhe pse një gjë e tillë duket e pabesueshme” Gjukaonivq ishte prezent bashkë me Miomir Bullatoviqin.

“Ai qëndron dhe dëgjon çfarë është thënë. Ju nuk do ta besoni ku ishte Milo Gjukanoviq në Vidovdanin e 1989”, është tituli i “Repbulika”.

Në shkrim kanë bashkëngjitur edhe një ‘tweet’ ku Gjukanoviq akuzohet si “demokrat i qepur pas Perëndimit”.

https://www.youtube.com/watch?v=4a5ct7vVcgk