Mediat serbe shkruajnë për ndalimin e kryetarit të FFK-së Agim Ademi

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në prag të ndeshjes eliminatore për Kampionatin Evropian, që Kosova e zhvillon me Izraelin në Tel-Aviv.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është ndalur për 48 orë nga prokurori i shtetit.

Ademi dyshohet për kryerjen e veprave penale si “Keqpërdorimi i besimit”, nga neni 330 dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar sot se presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet në paraburgim edhe për 48 orë, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe evazion fiscal”, ka shkruar Danas.rs.