“Kurir” në versionin online ka për kryelajm veprimet e Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Fjalimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB vazhdon të komentohet nga politikanët dhe mediat serbe.
Për më tepër, “Kurir” në versionin online ka për kryelajm veprimet e Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
“Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku e shkroi fjalimin e Hashim Thaçit, dhe në të njëjtën kohë gjatë mbledhjes qëndronte prapa tij duke i ndihmuar”, shkruan “Kurir”.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit u ftua me kërkesë të Serbisë për të diskutuar për zhvillimet në Kosovë përfshirë vendosjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe formimit të ushtrisë së Kosovës.
— Drustvene mreze (@drustvenidrug) December 18, 2018
Thaçi në OKB ia numëron Vuçiqit një nga një masakrat kundër 13500 shqiptarëve







