Thaçi në OKB ia numëron Vuçiqit një nga një masakrat kundër 13500 shqiptarëve

Presidenti Hashim Thaçi në fjalën e marrë për herë të dytë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ia numëruar një nga Vuçiqit masakrat në Kosovë kundër 13 mijë e 500 shqiptarëve.

Ai ka thënë se përveç kësaj, shteti i Serbisë dhunoi edhe 20 mijë femra shqiptarë dhe askush nuk është akuzuar apo dënuar për këto krime gjenocidale.

“Nuk duhet mohuar të kaluarën. Dihet viktima dihet agresori. Nuk ka rishkrim të historisë. Duhet të shikojmë pa drama, pa teatër, pa spektakël, por duhet ta pranojmë realitetin. Duhet të numëroj disa fakte para jush. Sheti i Serbisë në luftën e Kosovës i ka varë 13.500 civilë shqiptarë në Kosovë. 20.000 femra shqiptare janë dhunuar. Asnjë i akuzuar për 13.500 vrasje, asnjë i dënuaar. 1 milion shqiptar të dëbuar me dhunë nga shteti Serbisë. 40% të infrastrukturës në Kosovë e shkatërruar. 400 masakra kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar e lërë më i dënuar”, ka thënë Thaçi, shkruan Ballkani.info.

Ai tutje ka vazhduar duke thënë se derisa ata që thirren shumë në drejtësi, theksoj se luftërarët e Kosovës kanë kaluar nëpër procedura të drejtësisë së misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut, EULEX-it dhe Tribunalit të Hagës.

“Tash e 20 vite janë nëpër gjykata”, tha ai.

“Kosova duke dashur të tregoj përgjegjësinë e lartë shtetërore duke besuar në të vërteten, në drejtësi në partneritet – në bashkësinë ndërkombëtare, BE-në, i ka themeluar vet edhe dhomat e specializuara. Edhe pse jemi viktima sot në Kosovë më tepër ka të dënuar shqiptar për krime lufte, sesa serbë. Derisa në Serbi asnjë serb nuk është dënuar për spastrim etnik dhe 400 masakra në Kosovë”, tha ai.

“Unë e mbroj luftën e shejtë të Kosovës, por nuk e mohoj që ndonjë pjesëtarë ka mundur të devijojë nga lufta jonë fisnike”, tha ai në fund. /Ballkani.info/