Mediat serbe e ofendojnë rëndë Granit Xhakën: E quajnë ‘qyqar shqiptar’ dhe frikacak

Se urrejtja serbe nuk ka fund tashmë është shumë e qartë. Pasi trajneri Unai Emery tregoi se Xhaka ka kërkuar që të mos luaj në ndeshjen e radhës që Arsenal e luan ndaj Leicester, mediet serbe kanë shpërthyer.

Gazeta serbe informeri, yllin shqiptar e ka etiketuar si “siptarska kukavica” që i bie “shqiptari qyqar”, pasi ai kërkoi të mos luajë në ndeshjen e radhës.

Sipas shtypit serb, Xhaka po ka frikë të ballafaqohet me tifozët e tij pas atij incidenti në sfidën ndaj Crystal Palace dhe për këtë nuk po luan, shkruan Zëri.

Serbëve nuk u pengon aspak kjo por ata urrejtjen e kanë që nga koha kur Xhaka I shënoi Serbisë në kampionatin botëror e te cilin e festoi me shqiponjë, gjë e cila ende iu dhembë dhe nuk e harrojnë dot.

loading…