Repellent dhe FK-3

Mediat ruse raportojnë gjerësisht për armatosjen e Serbisë me sisteme kundër dronëve nga Rusia dhe Kina

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ushtria e vendit ka marrë sistemin e luftës elektronike Repellent nga Rusia, si dhe sistemin kundër raketave FK-3 nga Kina, raporton gazeta ruse, Kommersant.

Siç shton Kommersant, Vuçiq ka deklaruar nevojën për përshpejtimin dhe rritjen e prodhimit të industrisë së mbrojtjes serbe, si dhe rritjen e numrit të personelit ushtarak për t’i shërbyer sistemeve të reja, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë se Vuçiq shprehu pritshmërinë e tij që në kazermën Topçider të mbërrijë një sistem i rëndësishëm nga Federata Ruse që shërben për bllokimin elektronik, ku mori pjesë në ekspozimin statik të armëve dhe pajisjeve ushtarake të Forcave të Armatosura Serbe, duke treguar se fondet janë siguruar për 701 sisteme armatimi dhe se ende duhet të gjejnë fonde për 853 sisteme të tjera nga industria vendase.

“Po e shpejtojmë armatimin, që nuk është i lehtë financiarisht, jemi afër përfundimit, po i përfundojmë disa gjëra të tjera. Ne kemi mbetur prapa me automjetet me rrota në krahasim me fqinjët tanë, me automjete të gjurmuara kemi një avantazh të madh, po e kompensojmë atë”, tha Vuçiq.

RIA Novosti raporton deklaratën e Vuçiqit se Serbia është afër pajisjes së tre baterive (sistemet e mbrojtjes raketore të prodhuara në Kinë, dërgesat kanë filluar në vitin 2022) që kanë një rëndësi të madhe në mbrojtjen ajrore.

“Në festën e 15 shkurtit do të shihni sistemin e parë të rëndësishëm që kemi porositur nga Federata Ruse dhe e kemi paguar prej kohësh… Tashmë është në duart tona dhe është i destinuar për luftë elektronike kundër dronëve të armikut, ky është e rëndësishme për ne. Do të ketë më shumë sisteme të reja, njerëzit do të mund t’i shohin ato në Nish”, tha Vuçiq gjatë një vizite në kazermë, transmeton RIA Novosti.

Lenta.ru shkruan se, duke iu referuar Vuçiqit, Beogradi është afër menaxhimit përfundimisht të baterive kineze FK-3.

Vuçiq, kujtojnë ata, më herët kishte paralajmëruar avantazhet e sistemeve raketore antitank ruse Kornet në krahasim me ato perëndimore.

Ai posaçërisht theksoi se diapazoni i tyre i tejkalon aftësitë e kompleksit amerikan Javelin, shkruan Lenta. /Ballkani.info/