LAJMI I FUNDIT

Mediat kroate dhe boshnjake: Pasi Serbia i njohur targat e Republikës së Kosovës, njëjtë veproi edhe Kosova me targat serbe

Zgjidhja përfundimtare e temës që shkaktoi tension të madh: Kosova njohu targat e Serbisë

Në një seancë elektronike të së enjtes, Qeveria e Kosovës ka vendosur që makinat me targa serbe t’iu hiqen afishet (stikerat) dhe t’i njohë ato de facto në atë mënyrë.

Ky vendim, siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, është “akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës në Serbi”, shkruan portali më i madh boshnjak, klix.ba.

Siç thuhet në njoftim, vendimi hyn në fuqi me botimin në Gazetën Zyrtare, transmeton Ballkani.info.

Këtë lajm e ka përcjellë edhe gazeta e njohur kroate, Slobodna Dalmacija.

“Sipas ligjit të Qeverisë, vendimet e Qeverisë duhet të botohen në Gazetën Zyrtare jo më vonë se 24 orë pas nënshkrimit të tyre nga Kryeministri dhe të mbeten publike pa asnjë kufizim kohor”, shkruajnë tutje këto dy media rajonale.

Serbia në fund të dhjetorit vendosi që nga 1 janari t’i njohë targat e Republikës së Kosovës dhe të mundësojë qarkullimin e tyre të papenguar, pa ngjitur afishe. Qeveria e Kosovës njoftoi se do të presë zbatimin e këtij vendimi në terren për të vendosur heqjen e afisheve nga targat e veturave serbe në bazë të reciprocitetit.

Mbulimi i simboleve të Serbisë, gjegjësisht Kosovës, me ngjitëse të bardha ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më 30 shtator 2021 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Banorët e komunave me shumicë serbe në veri, dy javë para arritjes së kësaj marrëveshjeje, kishin bllokuar rrugët që të çojnë në vendkalimin kufitar Jarinje dhe Bërnjak, pasi në ndërkohë Qeveria e Kosovës kishte vendosur masat e reciprociteti për targa. /Ballkani.info/

BONUS VIDEO: Vazhdon shtrirja e sovranitetit të Kosovës në veri