Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey pritet që t’i nënshtrohet testeve mjekësore tek Juventusi të dielën.

Sipas Sky Sport, Ramsey do të arrijë një marrëveshje xhentëlmenësh për transferin e tij në Juve ku do të zyrtarizohet pas ndeshjes së Super Kupës më 16 janar.

28 vjeçari është gati për të negociuar marrëveshjen parakontraktuale me bardhezinjtë pasi që ai dështoi për të nënshkruar kontratë të re me Arsenalin.

Uelsiani pritet që të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me “Zonjën e Vjetër” në vlerë prej 40 milionë euro, derisa do të luaj më Juventusin nga muaji korrik.