Mediat italiane i japin jehonë këtij veprimi të Ibrahimoviç në ndeshjen ndaj Kosovës – video

Zlatan Ibrahimovic ishte njëri nga lojtarët e Suedisë që pati paraqitje shumë të mirë në ndeshjen ndaj Kosvës të cilën e fituan me rezultat 3-0 në Prishtinë.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Tek goli i parë i Suedisë i realizuar nga Augustinson, Ibra bëri një asist në mënyrën e tij dhe kjo ka bërë bujë edhe në mediat italiane, përcjellë KosovaPress.

“Heroi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic tregoi disa nga aftësitë e tij të arteve marciale në një asistim akrobatik gjatë ndeshjes së Suedisë kundër Kosovës”, shkruan “FootballItalia”

39-vjeçari bëri rikthimin e tij në detyrë ndërkombëtare këtë javë pas pothuajse pesë vjet jashtë dhe ai bëri një ndikim të menjëhershëm.

Ibra ofroi një asistim në ndeshjen e tij të parë, fitoren 1-0 ndaj Gjeorgjisë, dhe e bëri atë përsëri kundër Kosovës.

Ai e parashikoi daljen e portierit me një lëvizje të ajrore të thembrës për t’ia mundësuar Ludëig Augustinssonit realizimin e golit të parë.